Makinat Hibride-me-Prizë

Hibridet më efiçente përdorin transmisionin-elektrik (electric-only drive), duke bërë që mjeti të eci tërësisht në elektricitet dhe të konsumojë edhe më pak karburant.

Hibridet-me-Prizë kombinojnë benefitet e kursimit të hibrideve me tërë aftësitë elektrike të Mjeteve Elektrike-me bateri.

160205_ford_EV_infographic_update-1-657x800

Kompania ‘Ford’ ofron të treja llojet e makinave elektrike/ Hibride, Hibride-me-Prizë dhe 100% elektrike

Ndërkohë që jo të gjitë modelet punojnë në të njëjtën mënyrë, shumica e HP-ve (Hibride me Prizë) operojnë në të paktën dy mënyra: “E tëra-elektrike”, në të cilën motorri dhe bateria mundësojnë të gjithë energjinë e makinës; dhe “Hibride”, në të cilën përdoren të dyja, elektricitet dhe karburant. Tipikisht HP-të nisen në mënyrën “All-electric” , duke përshkuar me elektricitet derisa paketa e baterisë të zbrazet: amplituda varion nga 20 deri në mbi 60 kilometra. Disa modele kalojnë në mënyrën “hibride” kur arrijnë shpejtësinë e lejuar të autostradave, përgjithsësisht 100- 120 kilometra/ orë.

BMW-X5-plug-in

X5 PHEV koncept/ Pritet të hyjë në prodhim nga mesi i 2017-ës

Motorri dhe bateria elektrike ndihmojnë Hibridet-me-Prizë të përdorin më pak karburant dhe të prodhojnë më pak ndotje se makinat konvencionale, edhe me mënyrën ‘Hibride’. Motorri fiket gjatë ndalimit nëpër semaforë ose trafik, duke kursyer karburant. Frenimi-gjenerues shndërron një pjesë të energjisë së humbur gjatë frenimit në energji të përdorshme, që futet në bateri; Dhe duke qenë se motorri elektrik i shtohet fuqisë motorrike, motorrë edhe më të vegjël mund të përdoren, të tillë që rrisin efiçencën e karburantit pa kompromentuar performancën.

 

Ndryshimi i Hibrideve-me-Prizë nga ME-t e tjera

Hibridet konvencionale ashtu sikurse Hibridet-me-prizë kanë një motorr elektrik dhe bateri, por e derivojnë të gjithë fuqinë e tyre nga nafta apo benzina dhe nuk mund të karikohen duke u futur në prizë. Prej kësaj, Hibridet-pa prizë nuk konsiderohen Mjete Elektrike.

electric-drive-vehicles-full

Mjetet Elektrike-me bateri kanë vetëm bateri dhe motorr elektrik, duke rrjedhur të gjithë energjinë e tyre nga futja në prizë. Ndryshe nga HP-të, elektriket me bateri nuk kanë një motorr me djegje-të-brëndshme dhe nuk mund të operojnë si hibride. Por duke qenë se ato fuqizohen tërësisht nga elektriciteti, ato nuk prodhojnë emetime marmite dhe mund të ecin me 0-emetime nëse karikohen burime të rinovueshme elektriciteti.

 

Lini një koment